KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qeveria e sotme as e djathtë dhe as e majtë, por një grup kleptokratësh që duhet të ikin
Basha mosbesues ndaj qeverisë Rama për menaxhimin e krizës së refugjatëve

Basha: Qeveria e sotme as e djathtë dhe as e majtë, por një grup kleptokratësh që duhet të ikin

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën e majtë se në sjelljen e saj nuk ka asgjë socialiste, Duke folur në Forumin për Liri Ekonomike që po mbahet në Tiranë, zoti basha tha se “Në 2 vite e gjysmë qeverisje e majta nuk ka demonstruar asgjë socialiste”. “Këta janë shtyrë 2 km djathtas nesh. Regjimi kleptokrat në politikat koncesionare na e ka kaluar dhe ne. Po bëhen gati të japin me koncesion mbledhjen e TVSH shtyllën kurrizore. Po bëhen gati është shprehje me delikatesë sepse e kanë përcaktuar kush do ta marrë” tha zoti Basha. Sipas tij e majta ka instaluar në vend një shtet kleptokrat, të inkriminuar. “Këta që kemi sot në krye nuk janë as të djathtë as të majtë janë thjesht një grup kleptokratësh të lidhur ne krimin dhe që duhet të ikin bashkë me krimin“ tha lideri demokrat Lulzim Basha.