KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qeveria në ditët e fundit
Basha: Qeveria në ditët e fundit

Basha: Qeveria në ditët e fundit

Qeveria është në ditët e saj të fundit dhe se ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Edi Ramës, komentoi kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas lajmit se ministri i transportit Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen. “Ndryshimet në qeveri nuk sjellin as gëzim dhe as shpresë” tha ai para gazetarëve. “Nuk sjellin gëzim sepse të gjithë e dinë që batërdia me tenderat publik, me koncesionet dhe me mënyrat e tjera për të vjedhur buxhetin e shqiptarëve, që për tre vite ka rezultuar në zhdukjen e mbi 3 miliardë eurove nuk do të ndalojë dhe do të intensifikohet” shtoi zoti Basha. Sipas kreut të opozitës ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Edi Ramës, për arsye “se jo vetëm dështoi për të përmbushur qoftë edhe një premtim të vetëm përpara shqiptarëve”. ” Rilindja e tij, provoi nuk ishte gjë tjetër vetëm se skema për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve.Ishte projekti për t’i dorëzuar Shqipërisë krimit, që e ka mbuluar me drogë nga jugu në veri, ishte projekti për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin midis varfërisë, burgut apo emigracionit: tha zoti Basha. Sipas tij lëvizja e sotme, e pritur me indiferencë të madhe, “Është një tregues i qartë se ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, se varka e shpuar e qeverisë, nuk është më në gjendje të përballojë as detyrat më akute të qeverisjes, që janë rendi dhe siguria”.