KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qeveria Rama duhet larguar

Basha: Qeveria Rama duhet larguar

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po e çon vendin drejt katastrofës dhe se ajo duhet larguar. Zoti Basha është takuar të martën me banorë të fshatit Mjekës në Elbasan. Banorët janë ankuar se bagëtitë e tyre janë goditur nga sëmundja e dermatozës dhe se askush nuk po ju siguron vaksinën. Ata thanë se po shkrejn me shpejtësi drejt falimentimit.
Zoti Basha tha se qeveria socialiste i ka braktisur njerëzit. “Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. Programi ynë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti t’u financojë drejtpërdrejt me para në dorë” përsëriti zoti Basha platformën e njohur të demokratëve. “Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju dhe hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme”” u tha kreu i opozitës banorëve të Mjekësit.