KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qeveria Rama – Meta nuk egziston më!
Basha paralajmëron nisjen e protestave: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!

Basha: Qeveria Rama – Meta nuk egziston më!

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se “Çështja e ÇEZ” ka rrëzuar legjitimitetin e qeverisë së majtë, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë që opozita e djathtë të ndërmarri veprime politike që favorizojnë Ramën në dëm të Metës apo anasjelltas. “Zien Shqipëria dhe Rama nuk flet. Është rob i politikës së intrigës. Si mund e vazhdojë qeverisja kur të dy e kanë kapur njëri-tjetrin me skandal? Qeveria nuk ekziston më. Mund të kacavirret me kartona, por jo si shumicë legjitime” tha zoti Basha para grupit parlamentar të PD. Sipas tij Edi Rama dhe Ilir Meta janë vetë e keqja dhe do të vazhdojnë të dëmtojnë interesat e vendit përsa kohë do të qëndrojnë në pushtet. I vetmi shërbim që ata mund të bëjnë tani, është mbështetja për hetimin ndërkombëtar, këmbënguli kreu i opozitës. Një ditë para mbajtjes së seancës plenare të parlamentit shqiptar zoti Basha përsëriti kërkesën për një votë konsensuale për hetimin e “Çështja e ÇEZ”. “Kërkojmë votë konsensuale për hetimin. Presim nga Prokuroria të bëjë gjithçka. Asgjë nuk na ndal në këtë betejë, as diversioni i trashë, as i hollë i Ramës dhe Metës, as puthjet e tyre, as intrigat e tyre. Kjo është histori e malavitës, por që bashkohen rreth presë së përbashkët, që është pushteti” tha kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha.