KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Qytetarët do të vendosin për importin e mbetjeve
Basha: Fitorja e Trampit do të frymëzojë qytetarët me besim tek demokracia

Basha: Qytetarët do të vendosin për importin e mbetjeve

Për kryetarin e PD Lulzim Basha, transmetimi i fjalimit të Kryetarit të PS-së gjatë kohës që në bulevard qytetarët flisnin kundër ligjit të mbetjeve është shenja e një fundi të turpshëm të një oligarkie plehrash. “ Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij të korruptuar e të zhytur në krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll të rreptë. Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm të një oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani. Ata do të jenë edhe më të shumtë edhe më të palëkundur, dhe do të vendosin për importin e mbetjeve”, shkruan Basha .