KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama do një gozhdë ku të vari refuzimin e rradhës
Basha: Rama do një gozhdë ku të vari refuzimin e rradhës

Basha: Rama do një gozhdë ku të vari refuzimin e rradhës

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish maxhorancës dhe veçmas kreut të saj Rama, që të pranojë propozimin e ofruar prej opozitës dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese. Thirrja erdhi si reagim i deklaratave të zotit Rama se propozimet e opozitës nuk sjellin diçka të re përkundrazi. “Propozimi ynë nuk jep as më shumë e as më pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojne” shkruan zoti Basha në Fejsbuk. Por sipas tij, zoti Rama me qëndrimin e tij “do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës”. “Leri alibitë dhe nëse do me të vërtetë reformë të pakapur në drejtësi prano kompromisin që i hap rrugë miratimit të reformës në drejtësi” shkruan zoti Basha.