KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama e Tahiri kërcënim mafioz ndaj drejtësisë
Basha: Rama e Tahiri kërcënim mafioz ndaj drejtësisë

Basha: Rama e Tahiri kërcënim mafioz ndaj drejtësisë

Kryetari i PD në opozitë Lulzim Basha i ka ashpërsuar ndjeshëm tonet ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ministrit të brendshëm Tahiri. Në një deklaratë të publikuar të enjten, ai i akuzoi se po ushtrojnë presion mafioz ndaj sistemit të drejtësisë, për sipas kreut të opozitës çështjen e megaskandalit të përgjimeve. “Këtij krimi shtetëror Edi Rama dhe Saimir Tahiri i kanë shtuar ndërkaq edhe krimin kushtetues të shantazhimit të drejtësisë” vlerësohet në deklaratën e zotit Basha. Për kreun e opozitë Rama dhe Tahiri e shikojë kërcënimin mafioz si të vetmen rrugë për t’i shpëtuar drejtësisë. Zoti Basha ju drejtohet me këtë rast prokurorëve dhe gjyqtarëve që po hetojnë “se kanë në dorë fatin e një demokracie të re”. “Stepja apo sprapsja nga presioni është muzgu i demokracise dhe agimi i tiranisë së shtetit mafioz. Ata kanë mbështetjen e çdo shqiptari të ndershëm dhe duhet ta çojne deri në fund këtë hetim, të bëjnë transparencë, të vendosin ligjin” bën thirrje kreu i opozitës. Zoti Basha ndërkohë kërkon largimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit nga detyra, si “…parakusht për zbardhjen e plotë dhe të pandikuar të krimit shtetëror të përgjimit të paligjshëm e të cenimit të sigurisë kombëtare. Çdo orë në detyrë e tij është pengim i hetimit, është pengim i drejtësisë, është një turp i madh për vendin” përfundon deklarata e liderit të opozitës Lulzim Basha.