KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama, fajtori kryesor për vonesat në integrimin e vendit!
Basha: PD mbështet propozimet e ndërkombëtarëve

Basha: Rama, fajtori kryesor për vonesat në integrimin e vendit!

PD ka akuzuar sërisht qeverinë dhe drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama, si fajtorin dhe pengesën kryesore që Shqipëria nuk ka marrë ende ftesën për bisedime me BE. Kreu i saj Lulzim Basha duke folur para grupit parlamentar të PD, tha se reforma në drejtësi nuk është barriera e vetme që ndan Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. Sipas tij janë dekriminalizimi, korrupsioni, krimi dhe shqetësime të tjera të paraqitura në raportin e fundit të KE-së. “Raporti e thotë qartë se korrupsioni është përhapur gjerësisht, se infiltrimi i krimit në sektorin publik mbetet problem madhor. Nuk ka negociata pa miratuar dhe zbatuar ligjin e dekriminalizimit, nuk ka pëparim në integrimin e vendit me batërdinë e korrupsionit dhe krimit” theksoi zoti Basha.
Lideri i PD gjeti rastin të mbështeste hapur protestën e një grupi studentor “Lëvizja për Universitetin” që kundërshton ligjin të arsimit të lartë. “Ne e mbështesim pa asnjë kufizim protestën e studentëve, e mbështesim atë dhe ftojmë qytetarët që t’i bashkohen kësaj. Jemi në krah të tyre dhe kërkojmë anulimin e këtij ligji” tha zoti Basha  para grupit parlamentar të PD.