KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Rama, kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar…!
Basha: Rama, kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar...!

Basha: Rama, kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar…!

Deklarimet e kryeministrit Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, se Shqipëria ka hyrë në një nivel të ri të ligjshmërisë ekonomike, janë sulmuar ashpër nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një reagim në rrjetin social Fejsbuk, zoti Basha e ka cilësuar zotin Rama si “kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar në historinë e 25 viteve të fundit…”. “Ka 2 muaj që ka sulur hordhitë tatimore kundër biznesit. Me egërsi, padrejtësi dhe selektivitet korruptiv e politik kërkojnë edhe kacidhen e fundit. Por i mungojnë 25 milionë dollarë vetëm peë shtatorin dhe 230 milionë dollarë për këto 9 muaj” shkruan zoti Basha. “Ky që të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon, për vete e për miqtë ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi pa treguar asnjë kupon” shton më tej ai. Për kreun e PD që udhëheq opozitën e djathtë në Shqipëri “ka ardhur koha që ta tërheqim zvarrë nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeministër kultin e mashtrimit, dhunës dhe arrogancës”. “T’i hapim rrugë shansit për një Shqipëri të së vërtetës, lirisë, punës dhe drejtësisë”.
Zoti Basha ndërkohë ka ofruar edhe alternativën e opozitës: “9 për qind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja. Pullë fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogël. Ulje e çmimit të naftës dhe energjisë. Falje e 100 për qind të kamatë vonesave pa kusht”. “Kështu do të nisim së bashku rrugën tonë drejt një ekonomie të fortë dhe një të ardhmeje të sigurtë” përfundon kreu i PD Lulzim Basha.