KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama kundërshtar i mediave të lira
Basha: Rama kundërshtar i mediave të lira

Basha: Rama kundërshtar i mediave të lira

Opozita shqiptare ka sulmuar të martën ashpër qeverinë e kryeministrit Rama, këtë rradhë duke e akuzuar atë si kundërshtare të shtypit të lirë. Kreu i saj Lulzim Basha ka shfrytëzuar 25 vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike” organ i Partisë Demokratike, për të bërë një bilanc të fjalës së lirë.  “2015 ka hyrë në histori si viti i mbrapshtë për median e lirë. Qeveria e Ramës u investua për mbylljen e një televizioni kritik, u investua për ligjin për burgosjen e gazetarëve, kur shpalli aksionin anti-informal si mjet presioni ndaj mediave të vendit, krimi kërcënoi dhe dhunoi haptas gazetarë dhe operatorë, banditë me uniformë të shtetit kërcënuan dhe dhunuan gazetarë. 2015 ishte viti kur fotoreportëreve dhe kameramanëve ju desh të përballen me dhunën, kërcënimet, djegien e makinave, kur përfaqësues të lartë të shtetit u filmuan duke kërcënuar median e lirë” tha ndër të tjera zoti Basha. Ai akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këtë situatë. “E gjithë kjo është prodhim i një njeriu që flet për kënetë mediatike” tha zoti Basha. I pranishëm ish kryeministri Sali Berisha tha se “Sot pas 25 viteve, me trishtim më duhet të them, përsëri fjala e lirë, mediat, janë në një situatë kritike”.