KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Aksioni kundër informalitetit? Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë!
Basha: Aksioni kundër informalitetit? Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë!

Basha: Aksioni kundër informalitetit? Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë!

Paralajmërimet e kryeministrit Rama për fillimin me 1 shtator të aksionit kombëtar kundër informalitetit, shihen jo vetë me mosbesim nga opozita e djathtë shqiptare. Kreu i saj Lulzim Basha, duke reaguar nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, shkruan se aksioni do të godasë të pamundurit dhe do të favorizojë klientelën e qeverisë. “Sa i besueshëm mund të jetë kur flet për informalitetin dikush që ka fshehur pasurinë e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mijë euro pasuri e duke u shpallur i pastrehë?” pyet zoti Basha. Për kreun e PD  vetë kreu i PS dhe i qeverisë Rama, është pëfituesi më i madh nga informaliteti në Shqipëri. “Kur predikon kundër informalitetit përfituesi më i madh prej tij, çorba është e prishur. Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë! Kjo është e vetmja që pritet prej tij” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.