KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama po kriminalizon shtetin për të qëndruar në pushtet
Por kjo deklarate e presidentit Nishani ka ngjallur habi tek kryeministri Rama I cili ka reaguar ne facebook me ironi. “ Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.”, shkruan Rama. Ndersa per te vertetuar te kunderten e pretendimeve te presidentit, kryeministri Rama ka publikuar dhe letren e sotme te Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos te cilen e cileson “ kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.”

Basha: Rama po kriminalizon shtetin për të qëndruar në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama po mbulon vendin me drogë, për të realizuar projektin e tij politik për të fituar zgjedhjet dhe për të qëndruar në pushtet. Duke folur në një takim me anëtarë dhe përkrahës të opozitës, zoti Basha tha se, kjo situatë është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. “I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish, por nuk u mjaftuan. I bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga” tha zoti Basha. Sipas tij kryeministri Rama që në fillim “Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh, që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapte dyert e drogës dhe që popullin ta vinte përpara disa alternativave: varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës së tij dhe shokëve të tij”. Si dhe më parë   kreu i opozitës tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.