KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama po kriminalizoni policinë
Basha: Rama po kriminalizoni policinë

Basha: Rama po kriminalizoni policinë

Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehte ambicjen se policia shqiptare synohet të kthehet ndër policitë më të BE, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka formuluar akuza të ashpra ndaj tij. Zoti Basha ju referua disa zhvillimeve të fundit në Lezhë dhe Rrëshen ku policia ndaloi 22 persona dhe konfiskoi disa ton kanabis. “Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën, por po lufton edhe shteti brenda shtetit” tha zoti Basha. Sipas tij situata ka qenë e rëndë pasi prej katër apo pesë orësh, zona ka qenë e rrethuar, por policia nuk guxonte të hynte. “Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës?! E kush tjetër përveç Edi Ramës” tha zoti Basha.
Në bilancin e kreut demokrat nga janari deri në shtator të këtij viti, 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar 42.2 milionë dollarë. Me këto para mund të hapeshin 55 mijë vende pune në një vit tha zoti Basha. “Në qoftë se vendi duhet të shohë një ditë të bardhë kushti numër një është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij Kryeministri” tha kreu i opozitës Lulzim Basha.