KRYEFAQJA » LAJME » Basha; Rama po varfëron Shqipërinë, duhet ndryshim!
Basha; Rama po varfëron Shqipërinë, duhet ndryshim!

Basha; Rama po varfëron Shqipërinë, duhet ndryshim!

Opozita shqiptare vazhdon të këmbënguli se gjatë tre vjetëve të qeverisë së majtë në pushtet varfëria në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vazhdim të tureve të tij ka zhvilluar takime me banorë të Rrëshenit. Ai ka bashkëbiseduar për shqetësimet e tyre që nga largimet nga puna, taksat e larta, rënia e fuqisë blerëse etj.  Sipas zotit Basha, qeveria e kryeministrit Rama ka ndërtuar dy Shqipëri, atë të mjerimit për qytetarët dhe të luksit për qeveritarët. Duke u bërë thirrje të mbështesin opozitën e djathtë, zoti Basha ka theksuar se punësimi i shqiptarëve do të jetë prioriteti numër një i tij si kryeministër i ardhshëm. “Partia Demokratike ka platformën e saj që nis me uljen e taksave, siguri juridike për investitorët dhe kthimin në ekonomi të 1 miliard eurove, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve” tha zoti Basha. Një tjetër premtim i PD, sipas kreut të saj  është “Falja e kamatëvonesave dhe energji falas deri në 200 kw në muaj për familjet në ndihmë ekonomike” .