KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama presion gjykatave
Basha: Rama presion gjykatave

Basha: Rama presion gjykatave

Opozita ka reaguar të enjten me ashpërsi pasi gjykatat vendosën anullimin e pezullimit nga detyra për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kalimin me arrest shtëpiak të kreut të dorëhequr të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Kreu i PD Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp dhe akuzoi kreun e maxhorancës Rama se u ka bërë presion gjykatave dhe ka paracaktuar vendimet e tyre. “Rama dëshmoi sot drejtësinë që ai do” tha kreu i opozitës. Zoti Basha shtoi më tej se me këto veprime “Edi Rama po provokon rëndë situatën”.
Në deklaratën e tij kreu i opozitës nuk komentoi vendimin e Gjykatës së Përmetit e cila ka dënuar me 1 vit burg ish kreun e bashkisë së këtij qyteti. Gilberto Jaçe, i zgjedhur për dy mandate si kryebashkiak i PS, akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka dhënë një leje ndërtimi një muaj para zgjedhjeve.