KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama? Njësoj si Enveri! Bëni referendum për mua!
Basha: Rama referendum për mua, njësoj si Enveri!

Basha: Rama? Njësoj si Enveri! Bëni referendum për mua!

Zhvillimet e fundit brenda PS, më e madhja e maxhorancës së majtë duket se janë ndjekur me vëmendje maksimale nga demokratët në opozitë. Kreu i saj Lulzim Basha duke komentuar deklarimin e kundërshtarit të tij Rama për zhvillimin e një referendumi për kreun e PS, e krahasoi atë me ish udhëheqësin komunist Enver Hoxha. “E dëgjuat çfarë tha sot, bëni referendum për mua, njëlloj si Enver Hoxha, edhe atëherë kishte referendum, por vetëm me një kandidat dhe fitonte me 99.99 për qind” tha zoti Basha para një auditori me të rinj demokratë.
Ai formulo akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka inkriminuar parlamentin dhe po e çon vendin drejt greminës. “Mashtrim propagandë gënjeshtra, ja kanë shpëlarë dhe vetë trurin e tij, e patë sot se çfarë deklaroi se ku ka kriminelë, nuk ka inkriminim, ku janë 19 kriminelët. Po ata që janë prapa hekurave sot a nuk ishin ata që solli ky në parlamentin shqiptar çfarë i quan këta, a nuk është krim të vjedhësh pasurinë e këtij populli?” ju referua zoti Basha sërisht fjalës së liderit socialist në forumin e PS.
Sipas kreut demokrat të gjithë e shohin ndryshim mes demokratëve dhe socialistëve. Demokratët mbartin vlerat e lirisë dhe demokracisë, kurse socialistët e Edi Ramës mbajnë mbi shpinë vetëm krime dhe po e çojnë vendin siç bënë paraardhësit e tyre 50 vjet më parë, tha në fjalimin e tij para të rinjve demokratë zoti Basha.