KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rama sulmon dhe provokon opozitën
Basha: Rama sulmon dhe provokon opozitën

Basha: Rama sulmon dhe provokon opozitën

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka sulmuar ashpër kreun e maxhorancës Edi Rama, duke e akuzuar për “sulmi dhe provokimi ndaj opozites” pasi ky i fundit deklaroi në përfundim të takimit trepalësh të së hënës, se PD po i bëhet mur Europës dhe SHBA-së. Në një reagim në rrjetin social Fejsbuk, ai e konsideroi fjalën e zotit Rama “Predikimi i gjate duke fryrë tullumbacen e madhe te mashtrimit” i cili “nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites”. Sipas zotit Basha kreu i maxhorancës bëri “Nje perpjekje per ta hequr reformen në drejtesi nga tryeza ku po negociohet”. Ai e akuzoi se menjëherë pas takimit Rama ka “trumbetuar ndarjen e re të parlamentit, të politikes!”
Kreu i opozitës së djathtë është shprehur se pretendimi i Ramës se ka 94 vota “eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi”. Ai “Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj” shkruan zoti Basha.
Kreu i PD këmbëngul se projekti i PD është “… per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet…”. “Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.