KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Rama synon të deformojë vullnetin e zgjedhësve
Basha : Rama synon të deformojë vullnetin e zgjedhësve

Basha : Rama synon të deformojë vullnetin e zgjedhësve

Kreu i PD të opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kreun socialist dhe kryeministrin Edi Rama se është kundër votim dhe numurimit elektronik të votave, pasi synon të deformojë vullnetin e zgjedhësve. ““Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson që me presionin e krimit dhe paratë e drogës e korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve” tha zoti Basha në takim me anëtarë dhe përkrahës të PD Basha. Kreu i opozitës këmbënguli sërish se garanci për zgjedhje të lira është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Ramës si Kryeminister.“Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme, së bashku me kushtin tjetër madhor që PD dhe elektorati kanë vendosur: “Që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Basha.