KRYEFAQJA » LAJME » Basha reagon për propozimin e fundit të kryeministrit Rama
Basha reagon për propozimin e fundit të kryeministrit Rama

Basha reagon për propozimin e fundit të kryeministrit Rama

Kreu demokrat Lulzim Basha nuk e ka mirëpritur propozimin më të fundit të kryeministrit Rama , ku shpreh gadishmërinë e mazhorancës për të votuar pa lëvizur asnjë presje një variant reforme të shkruar vetëm nga opozita.

Në një reagim ndaj kësaj deklarate, zoti Basha e cilëson atë një faktim të mungesës së seriozitetit , me të cilën sipas tij, kryeministri Rama trajtoi reformën në drejtësi. Sipas Bashës , reforma në drejtësi u përdor nga kryeministri Rama, që prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike.

Është e vështirë ti besosh një njeriu që një herë thotë Reforma e Drejtësisë do të kaloje pa opozitën, pastaj kërcënon se “do ta votoni me një këmbë”, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D…e tani lëshohet në ekstremin tjetër: “shkruajeni vetë si të doni ” duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia” shkruan Basha në reagimin e tij.