KRYEFAQJA » LAJME » Basha reagon për situatën e krijuar me maturantët
Basha : Nuk kam paraqitur kushte të reja

Basha reagon për situatën e krijuar me maturantët

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi pas mesditës së të mërkurës për situatën e krijuar me rregjistrimin e maturantëve në Universitetet publike. Ai kërkoi nëpërmjet një qëndrimi publik edhe në rrjetet sociale shkarkimin e Ministres së Arsimit, ndërsa fajësoi kryeministrin Rama për situatën e krijuar. Për kryetarin e opozitës Basha mijëra 18 vjeçarë u prenë në besë dhe në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama. Sipas kreut të PD-se ata janë lënë në rrugë dhe nuk dinë ku të shkojnë, duke parë se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.  Për opozitën kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje, shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Opozita kërkon gjithashtu shpalljen e plotë të listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e të menjëhershme. Kreu i opozitës Basha kërkon nga KLSH-se të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit. Opozita ka vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Partisë Demokratike aplikacionin ku çdo maturant mund të denoncojë rastin e tij.