KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Rritje qesharake e pensioneve
basha, rrije pensionesh, 1.7 perqind, rritje qesharake

Basha: Rritje qesharake e pensioneve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron tallje të rëndë me 635 mijë pensionistë vendimin e Qeverisë për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve . Në një deklaratë për mediat, Basha argumenton se për zonat urbane Kryeminstri ka shtuar 2 mijë e 300 lekë të vjetra pensionet në muaj, ndërsa pensionet në fshat me 1 mijë e 300 lekë . Sipas kalkulimeve të Bashes bujaria e shefit të qeverisë për pensionistët është vetëm një bukë dhe 100 gram djath në muaj, ndërkohe çmimet sipas INSTAT janë rritur 4.8 % , shto edhe rritjen e taksave. Kryedemokrati shpreh bindjen se asnjë vendim i tillë qesharak nuk do ta shpëtoje Ramën nga pensioni i afërt politik