KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Sot u shemb simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria”
Basha në Fier: Rimëkëmbje ekonomike pas largimit të oligarkëve!

Basha: “Sot u shemb simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria”

Opozita shqiptare ka deklaruar se nuk do të ndalet në synimin e saj për të larguar qeverinë e kryeministrit Rama dhe për ta cuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Pas ngjarjeve tek Ministria e Brendshme  ku përkrahësit e saj u orvatën gjatë të shkatërronin një instalacion arti, një bunker që shërbente si hyrje e një strehimi të kohës së komunzmit, por që për opozitën është simbol famëkeq i tij, kreu i PD Basha dhe lideri historik i saj Berisha, të shoqëruar nga nga përkrahës të zjarrtë u mblodhën tek selia e PD. “Sot u shemb simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria” tha zoti Basha. Sipas tij “sot nuk kemi kryer vetëm një protestë më madhështoren në histori, por kemi shembur simbolin e korrupsionit, e krimit dhe izolimit që përfaqëson bunkeri në zemër të Tiranës”. Zoti Basha premtoi se PD “Do të hapi një rrugë tjetër, rrugën e lirisë dhe dinjitetit të çdo shqiptari, rrugën e një qeverisje të re që so të vijë me votën e lirë e të pashitur të qytetarëve shqiptarë nga jugu në veri”. Zoti Basha ka përsëritur disa herë se më  8 dhjetor ka nisur mosbindja civile në Shqipëri.