KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Strategjia jonë-përfaqësimi i të rinjve
Basha: Strategjia jonë-përfaqësimi i të rinjve

Basha: Strategjia jonë-përfaqësimi i të rinjve

Rritja e përfaqësimit politik të të rinjve demokratë është për kreun e opozitës Lulzim Basha një strategji e mirëpërcaktuar,  që do të nisë të aplikohet që në garën e ardhshme zgjedhore të vitit 2017. Duke folur të shtunën mes entuziazmit të të rinjve të Kuvendit Kombëtar të Forumit Rinore Demokrat, zoti Basha u shpreh qartazi, se eksperienca e Partisë Demokratike do të ecë paralelisht me prurjet e reja. “Është era e shpresës dhe besimit që vjen nga vota e lirë, besimi i madh se forca e bashkuar e vullneteve të lira që do të mundë përgjithmonë vargonjtë e së kaluarës, të mykurën dhe do ti hapë Shqipërisë horiozontin rinor dhe europian” tha zoti Basha.Nga ky forum bazuar në modelin amerikan të zgjedhjes, do të përbëhet edhe pjesa e konsiderueshme e listës së kandidateve për deputet. Edhe pse shprehu siguri për Fitoren e së Djathtës në zgjedhje, zoti Basha paralajmëroi të rinjtë se janë përballë një sfide të madhe. “Para nesh janë dy modele, ai i vlerave të së djathtës dhe modeli i krimit të veshur me pushtet nga e majta” tha zoti Basha. Për kreun e opozitës rëndësi jetike ka respektimi i institucionit të votës së lirë. “Kjo është një vlerë që e djathta e ka misheruar edhe në zgjedhjet për forumin rinore, që do të percillet nga ky forum edhe ne votimin e antarëve të Këshillit Kombetar” tha ndër të tjera kreu i PD Lulzim Basha.