KRYEFAQJA » LAJME » Basha takim me Fajon
basha

Basha takim me Fajon

Në takimin me eurodeputeten Tanja Fajon, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirefilltë politik . Sipas Bashës zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohen, por zbatohen. Basha tha në takim se Zgjedhjet e lira janë jetike për Shqipërinë dhe për këtë  kërkoi  dhe ndihmën e eurodeputetes Fajon ,e cila ofroi mbështetje, duke i konsideruar zgjedhjet e lira pikë kyçe për një shtet demokratik.Ne takim u diskutua edhe per ligjin e dekriminalizimit. Kryedemokrati tha se pa zbatimin jo vetëm në germë, por edhe në shpirt të ligjit, demokracia është e rrezikuar dhe bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë. Ne takimin me deputete te Parlamentit Gjerman, përfaqësues të partisë së kancelares Merkel, Basha prezantoi projektin ekonomik të demokratëve, hartuar edhe me ndihmën e ekspertëve të CDU-se dhe PPE-se. Basha tha se synohet që programi i taksave të ulëta dhe mbështetjes së biznesit si gjenerues i punësimit të jetë sa më konkret dhe i aplikueshem, ndryshe nga sa ndodhi tha ai me të ashtuquajturën rilindje që erdhi në pushtet me program të mbushur me mashtrime dhe çoi vendin në krizë të thellë ekonomike.