KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me Arvizun dhe Lu
Basha takohet me Arvizun dhe Lu

Basha takohet me Arvizun dhe Lu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve, Aleksander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu. Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet  ishin në qender të këtij takimi. Kryedemokrati  Basha ndau me bashkëbiseduesit shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria.Transporti i drogës po kryehet nga toka, ajri dhe detit, tha zoti Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion.  Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, janë shembull i impaktit të drogës në zgjedhje. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi  Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik.