KRYEFAQJA » LAJME » Basha takohet me Mogherinin, ankohet për maxhorancën
Basha takohet me Mogherinin, ankohet për maxhorancën

Basha takohet me Mogherinin, ankohet për maxhorancën

Opozita shqiptare vazhdon të shprehi tek ndërkombëtarë shqetësimin e saj për sjelljen e maxhorancës. Kreu i PD Lulzim Basha u takua të premten për rreth gjysëm ore me kryediplomaten e BE-së Federika Mogherini, e cila me këtë takim mbylli vizitën e saj në Tiranë. Zonja Mogherini nuk dha hollësi rreth takimit, ndërsa zoti Basha tha se në bashkëbisedimin ka vënë theksin tek mungesa e dialogut që shfaq mazhoranca për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin. “Kjo qeveri u zotua që nuk do vinte në dyshim asgjë, sot vonon vendimin e Kushtetutës. Opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta Kushtetuese. Dekriminalizim dhe reforme në drejtësi te pakapur politikisht përballë një shumice që e ka domosdoshëri dialogun me opozitën për reformë sipas Venecias” tha ai. Duke këmbëngulur tek sipas tij refuzimi i dialogut nga maxhoranca, zoti Basha tha se kishte siguruar zonjën Mogherini “…që opozita do të mbetet e përkushtuar në çdo reformë që e sjellë Shqipërinë më afër BE. Ne mbajmë meritën dhe përgjegjësinë e çdo hapi që Shqipëria ka hedhur drejt BE. Shqipëria në BE nuk mund të jetë Shqipëria e Prengës, Ndokëve dhe Rroshëve. Duhet të jetë Shqipëria e demokratëve dhe socialistëve me një shtet ligjor” tha kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha.