KRYEFAQJA » LAJME » Basha takon fermerët dhe operatorët turistikë të Sarandës

Basha takon fermerët dhe operatorët turistikë të Sarandës

Në takimin me demokratë të Sarandës Lulzim Basha foli për projektin e tij për hapjen e Partisë Demokratike, që synon sikundër tha që vendimarrjet të mos jenë vetëm atribut i pak njerëzve, por të hapura duke përfshirë edhe antarësinë.

“Detyra numër nji e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me tvërtetën e qytetarëve, është misioni ynë. Duke fuqizuar qytetarin duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët janë tre proçese që garantojnë që refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe në orientim për shqiptarët që kjo forcë politike është në gjendje të marrë edhe një herë tjetër përsipër misionin e ndryshimit që po vjen” tha Basha.

Basha ka besim se me hapjen dhe bashkimin e demokratëve PD do të jetë më afër qytetarëve , ndryshe nga qeveria aktuale që sipas Bashës ka humbur kontaktet me njerëzit dhe të vërtetën ku ata jetojnë.

Më tej Basha tha se “Ky është i vetmi kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në zyre i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin, me vete e keni parë merr karriget e luksit nga kryeministria”.

Në takimin me fermerë të xares , Basha lançoi projektin për bujqësinë që parashikon rritje subvencionesh, grandesh dhe investimesh. Me operatorët Turistikë të Sarandës Basha premtoi ulje taksash ndërsa akuzoi qeverinë për rritje të ndjeshme të taksave në këtë sektorë madje në mes të sezonit Turistik.