KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “T’ia shkurtojmë kohën të keqes”
Basha: “T'ia shkurtojmë kohën të keqes"

Basha: “T’ia shkurtojmë kohën të keqes”

“T’ia shkurtojmë kohën të keqes”, duket se është sllogani i ri i PD të opozitës, në aksionin e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kreu i opozitës Lulzim Basha, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, ishte në fshatin Paçram të Shkodrës. Ai bëri thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”. “Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja” u tha zoti Basha mbështetësve të tij. “Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes! T’ia shkurtojmë kohën të keqes! T’ju japim edhe një herë mundësi juve të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni!” u tha kreu i opozitës të pranishmëve.
Deklarime e fundit të zotit Basha, për mjaftë vëzhgues të politikës, po shikohen si një përpjekje për t’a çuar vendin vitin e ardhshëm në zgjedhje të parakohshme. Por kreu i maxhorancës Edi Rama e ka cilësuar këtë tentativë si dështim. Sipas zotit Rama, është PD që ka problem dhe jo zgjedhësit.