KRYEFAQJA » LAJME » Basha u prezantoi banorëve të Lezhës programin ekonomik të PD

Basha u prezantoi banorëve të Lezhës programin ekonomik të PD

Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha, ka udhëtuar në Lezhë, ku ka prezantuar programin ekonomik të partisë që ai drejton. Basha tha se do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe rritje të investimeve në bujqësi. Zoti Basha u tha shqiptarëve se pse duhet të besojnë se programi i PD nuk do të mbetet vetëm në letër. I ndalur në një biznes privat kreu demokrat Basha, garantoi se qeveria e tij nesër do të jetë në krah dhe përballë biznesit me një program fiskal që do të mundësojë punësim me paga dinjitoze, rritje të mirëqenies dhe zhvillimit.