KRYEFAQJA » LAJME » Basha u takua sot me eurodeputetët Kukan e Fleckenshtein
Basha u takua sot me eurodeputetët Kukan e Fleckenshtein

Basha u takua sot me eurodeputetët Kukan e Fleckenshtein

Qëndrimin e PD ndaj reformës në drejtësi kryetari Basha ua bëri prezent edhe eurodeputetëve Kukan e Fleckenshtein gjatë takimit të zhvilluar në selinë blu gjatë paradites. Për kreun demokrat propozimet e opozitës premtojnë një drejtësi që shkon konform rekomandimeve të Komisionit të Venecias , ndaj sipas tij dakortësia e mazhorancës mbi to, nuk ka pse të mungoje.

Ndërkohë mazhoranca ende nuk është shprehur nëse për të është ose jo i pranueshëm drafti i propozuar nga opozita ku përfshin propozime që synojnë thjeshtim të arkitekturës së sistemit të drejtësisë .