KRYEFAQJA » LAJME » Elbasan, Basha të rinjve: Platforma e PD garanton punësim dhe investime

Elbasan, Basha të rinjve: Platforma e PD garanton punësim dhe investime

Në takimin me të rinjtë në Elbasan, kreu demokrat Lulzim Basha u tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja më e madhe e demokratëve dhe qëllimi është ndërtimi i një Shqipërie që ofron një jetë më të mirë për shqiptarët.

Basha u prezantoi të rinjve të Elbasanit , platformën e demokratëve, të fokusuar tek taksa e sheshtë 9 përqind, TVSH 15 përqind, sigurime shoqërore 9 përqind mbështetje nga buxheti për sipërmarrje të mëdha që punësojnë të rinjtë, si dhe investime publike që hapin vende pune.