KRYEFAQJA » LAJME » Basha ul tonet ndaj maxhorancës: PD do të jetë në Parlament me votat dhe mbështetjen e saj
Basha ul tonet ndaj maxhorancës: PD do të jetë në Parlament me votat dhe mbështetjen e saj

Basha ul tonet ndaj maxhorancës: PD do të jetë në Parlament me votat dhe mbështetjen e saj

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha, ka ulur ndjeshëm tonet dhe sulmet ndaj kundërshtarit të tij kryeministrit socialist Edi Rama, pasi ky i fundit bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve mes negociatorëve për arritjen e një konsensusi për Reformën në Drejtësi. “Deklarata e sapo bërë nga zoti Rama nuk pranohet apriori, por jep shans për konsensus” tha zoti Basha në një dalje për gazetarët. Ai tha se garantonte praninë e negociatorëve tanë në debat prej orës 14:00. Në një dalje të mëhershme para mediave pas takimit me kreun e parlamentit Ilir Meta, zoti Basha kishte akuzuar kryeministrin se po sulmonte dhe provokonte opozitën. Kreu i opozitës tha se formula hibride, e diskutuar me zonjën Nuland, vazhdon ashtu siç është. PD do të jetë në Parlament me votat dhe mbështetjen e saj, tha ai.