KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Vendim për të qënë i hapur për këdo që kërkon të aderoje dhe të kontribuoje për largimin e qeverisë

Basha: Vendim për të qënë i hapur për këdo që kërkon të aderoje dhe të kontribuoje për largimin e qeverisë

Lulzim Basha ka shpallur para deputetëve , vendimin për hapjen e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbylluara, Basha i kërkoi ligjvënësve të hartojnë platformën e tyre në funksion të këtij synimi, me ambicien që Partia demokratike të vije në pushtet. Edhe pse për mediat nuk zbuloi shumë detaje rreth kësaj iniciative, Basha theksoi se hapja do të jetë një proçes i vërtetë.

“Makiazhet apo gjërat e lëna përgjysëm do të minonin jo vetëm besueshmërinë e partisë demokratike por do të minonin edhe shanset për një ndryshim pozitiv në shqipëri” theksoi zoti Basha.

Ndërsa sa i takon humbjes së demokratëve në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kolonjë, Basha u shpreh se nuk kishte tjetër pritshmëri. “Kushdo që kërkonte një provë tjetër jo se ishte e nevojshme, ja ku e ka. Në një zonë ku e majta ka qënë historikisht e avantazhuar, nuk iu përmbajtën dot nevojës për të shkatërruar proçesin zgjedhor përmes shitblerjes së votes dhe presioneve” shtoi më tej Basha.