KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Viti i ri akademik, më i trishti
Basha: Rama autokrat! Ne nuk na tremb Vettingu!

Basha: Viti i ri akademik, më i trishti

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar nisjen e vitit akademik 2016-2017, më të trishtin e 26 viteve demokraci. Sipas zotit Basha qeveria la  bosh gjysmën e auditorëve për shkak të asaj që ai e quajti politikës së saj armiqësore me maturantët, të cilët janë në pritje të tepricave që do lerë reforma e Ramës. Për kreun e opozitës Lulzim Basha, maturantët  kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e meritës, por nën masën arbitrare dhe  skandaloze të Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës. Zoti Basha thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. “Dramë e madhe” përfundon deklaratën e tij kreu demokrat Lulzim Basha.