KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Zgjedhje te lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër”
Basha: "Zgjedhje te lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër"

Basha: “Zgjedhje te lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër”

Partia Demokratike, prej tre vjetësh në opozitë, po këmbëngul që në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara për t’u mbajtur në mesin e vitit të ardhshëm në Shqipëri, të shkohet me një qeveri tjetër. Në një deklaratë të kreut të PD Lulzim Basha, vlerësohet se Edi Rama po përpiqet “Me shpresën e kotë se mund të ndalë betejën tonë vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme”. Sipas zotit Basha “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe me langot e tij të korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën”. “Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër” nënvizon në deklaratën e tij kreu i opozitës zoti Basha.