KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike
Basha : Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike

Basha : Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar vendosmërinë e opozitës për të qëndruar në protestës deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e 18 qershorit. “Nuk do të ketë më zgjedhje fasadë, nuk do të ketë më zgjedhje të manipuluara. Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të ketë më zgjedhje. Zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike. Ky është kushti” tha zoti Basha para përkrahësve të tij të dielën pas dite në protestë. Lideri i PD edhe një herë akuzoi zotin Rama për kriminalizimin e politikës dhe krejt jetës së vendit. “Mos e harroni, nuk ranë nga qielli kriminelët. E dimë se ndryshe nuk ja del dot” tha zoti Basha ndërsa premtoi: “Ne së bashku do ta dekriminalizojmë shtetin deri në qelizën e fundit. Ne do ti heqim kriminelët nga politika, do ta zbatojmë dekriminalizimin, që sot e bllokon i njëjti njeri që i solli”. “Të bashkohemi në këtë protestë pa kthim, deri në sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do të thotë largimi i kësaj qeverie të korruptuar e të lidhur me krimin dhe një qeveri që do të garantojë se vota juaj do të respektohet, se vota juaj do të jetë ligj”, këmbënguli zoti Basha.
Në orët e pasdites PD e opozitës ka strukturat e saj, për të diskutuar rreth radikalizimit të veprimit opozitar. Udhëheqësit e opozitës do të jenë të pranishëm në çadrën e protestës për të mbajtur të ndezur frymën e saj. Pas diten e së dielës atje ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili me deklaratat e tij të forta këmbënguli se kauza e opozitës do të fitojë, duke korrur brohoritjet e të pranishmëve.