KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Zgjedhjet e 2017 në kujdesin e rreptë të ndërkomëtarëve
Basha: Zgjedhjet e 2017 në kujdesin e rreptë të ndërkomëtarëve

Basha: Zgjedhjet e 2017 në kujdesin e rreptë të ndërkomëtarëve

Më shumë se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita e djathtë po kujdeset që ato do të jenë në kujdesin e rreptë të ndërkomëtarëve. Kjo pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mendon se shpresa e vetme e kryeministrit Rama për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të 2017 është manipulimi i tyre. Gjatë takimeve me banorët e Mirditës këtë fudjavë zoti Basha ka deklaruar ” Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të  rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet” tha zoti Basha. Në takimin me banorët e Mirëditës kreu i opozitës ka paraqitur hollësi nga platforma e PD për bujqësinë. Ai tha se buxheti vjetor për këtë sektor do të jetë 150 milionë euro kur demokratët të rikthehen në pushtet.