KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkëpunëtorët e sulmuesit në Nisë akuzohen për terrorizëm
nise

Bashkëpunëtorët e sulmuesit në Nisë akuzohen për terrorizëm

Zyra e prokurorit në Paris mbrëmë vonë ka njoftuar se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër pesë bashkëpunëtorëve të sulmuesit me kamion në Nisë, i cili i ka vrarë 84 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë. Prokurorët thanë se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, i cili në vendin e ngjarjes ishte vrarë nga policia më 14 korrik, dhe bashkëunëtorët e tij, duket se për disa muaj kishin përgatitur sulmin. Zyra e prokurorit, Francois Molins, që mbikëqyr hetimet për terrorizëm, ka angazhuar 400 hetues në këtë rast dhe ka paraqitur një varg akuzash kundër pesë të dyshuarve, përfshirë bashkëfajësi për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste. Të dyshuar janë pesë vetë, përfshirë shqiptarin, Artan H., dhe bashkëshorten e tij, Enkelejda Z., e cila ka shtetësi franceze dhe shqiptare. Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Por, autoritetet thonë se nuk kanë gjetur shenja se ky grup e ka udhëhequr sulmuesin Bouhlel ose e ka financuar, megjithatë dëshmitë tregojnë se sulmi ishte i paramenduar.