KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkëshortja e autorit të masakrës në Orlando, mund të dënohet
mateen

Bashkëshortja e autorit të masakrës në Orlando, mund të dënohet

Bashkëshortja e dytë sekrete e autorit të masakrës në klubin e homoseksualëve në Orlando e dinte çfarë do të ndodhte. Ajo ishte në dijeni të ngjarjes së tmerrshme, por nuk e njoftoi policinë. E vetmja gjë që Noor Zahi Salman bëri, ishte që u mundua të fliste me të dhe t’i mbushte mendjen që ai të mos e kryente një akt kaq të tmerrshëm. 30-vjeçarja ka pranuar për FBI që ata ishin bashkë kur Omar bleu armët që do përdortë gjatë sulmit. Ajo madje e ndihmoi atë të organizonte krimin duke e shoqëruar me makinë në klubin “Pulse” dhe në “Disney World”, të dyja shënjestra të cilat ai pretendonte t’i sulmonte. Kjo gjë u bë më shumë se një herë, duke qenë se Mateen fillimisht po i vëzhgonte dhe më pas do planifikonte cilën prej të dyjave do godiste. Përveç kësaj, Salman gjithashtu e ndihmoi atë të blinte municionet dhe t’i fshihte ato. Çifti ishte i martuar prej tre vitesh dhe kishin një djalë 3 vjeç. Në dëshminë e dhënë ajo ka treguar që Omar s’kishte shfaqur shenjë të prirjeve të tij homoseksuale. Ndërkohë, autoritetet amerikane synojnë të ngrenë akuza dhe ndaj saj, për shkak se nuk e ka denoncuar bashëkshortin para se të ndodhte tragjedia.