KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Kukësit aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje
Bashkia e Kukësit aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Bashkia e Kukësit aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Bashkia e Kukësit, e mbështetur edhe nga policia vendore ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave të gjelbëra për banorët e qytetit. Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Rrahman Dema thotë se fillimisht po prishen rrethimet me gardhe e avlli si dhe po hiqen konteinerët për të kaluar më pas në prishjen e dyqaneve apo çdo ndërtese që është në kundërshtim me ligjin.

Gjendja aktuale e qytetit tregon se pothuajse çdo pallat është i rrethuar me avlli ku familjet e kateve të para kanë përfituar në dëm të banorëve të tjerë. Por vetë banorët shprehen optimistë se diçka do të bëhet në këtë drejtim.

Burime të bashkisë tregojnë së për ti shkuar deri në fund këtij aksioni duhen fonde të konsiderueshme pasi aksioni do të përfshijë shumë forca dhe mjete deri te rikthimi në identitet. Projekti është i përfunduar dhe po kërkohet mbështetja financiare.