KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Valencia, edhe silueta femrash në semafore

Valencia, edhe silueta femrash në semafore

Qyteti spanjoll i Valencias ka vendosur që barazia gjinore duhet të jetë pjesë edhe në tabelat e rrugore dhe në semafore. Për këtë qëllim, në prag të 8 marsit, u instaluan në 20 kryqëzime në qytet semafore të cilët në dritat e tyre përdorin silueta femërore. Për të siguruar barazinë gjinore, në njërën anë të rrugës siluetat e dritave të qarkullimit janë meshkuj e në anën tjetër femra. Valencia është qyteti i tretë më i madh i Spanjës dhe bashkia thotë se do ta shtrojë projektin edhe në rrugë të tjera. Qytetarët patën reagimë të ndryshme. Disa e pëlqyen idenë kurse të tjerët thonë se pikërisht bërja e dallimit burrë-grua është shkaku i pabarazisë.