KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Shijakut, lejet e para pas 20 vjetëve
Bashkia e Shijakut, lejet e para pas 20 vjetëve

Bashkia e Shijakut, lejet e para pas 20 vjetëve

Pas shumë vitesh pritje, në Bashkinë e Shijakut do të nisi shpërndarjen e lejeve të para të banesave. Kreu i ALUIZNI-it në Durrës Flamur Gjuzi thotë se për 20 vite me radhë nuk është dhënë asnjë leje në këtë bashki. Aktualisht grupet e punës po punojnë në terren në mënyrë që në fund të këtij muaji të jepen 500 lejet e para.
Ndërsa në zonën e Durrësit dhe atë të Krujës në dy vitet e fundit janë dhënë 16 mijë leje. Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale po ecën duke ndeshur problematika veçanërisht në qytetin e Durrësit. Në zonën arkeologjike A nuk lejohet asnjë legalizim i ndërtimeve pa leje, ndërsa është bërë e qartë se ndërtime të tjera që janë buzë shtretërve të lumenjve nuk do të legalizohen.