KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkia e Tiranës drejt një buxheti të ri
Bashkia e Tiranës drejt një buxheti të ri

Bashkia e Tiranës drejt një buxheti të ri

Bashkia e Tiranës ka prezantuar buxhetin për vitin 2016, i cili parashikohet të jetë 10 miliardë lekë.
Duke prezantuar buxhetin, kreu i bashkisë Erion Veliaj, kujtoi se defiçit e lartë buxhetor të lënë nga paraardhësi i tij Basha, aktualisht kreu i opozits së djathtë.
“Kontratat e lidhura nga Bashkia paraardhëse e kane zhytur Bashkinë e Tiranës në një borxh të thellë” tha zoti Veliaj. “Ju lutemi sot kompanive të mos na dërgojnë në gjykata, sepse thjesht me një urdhër përmbarimi na i heqin paratë nga llogaria e bashkisë” bëri thirrje ai.
Duke ju referuar buxhetit të ri, kreu i ri i bashkisë së kryeqytetit tha se “këtë vit kemi planifikuar një buxhet të bashkisë 10 miliarde lekë”. Ai premtoi një buxhet të realizueshëm nisur dhe nga përformuar optimiste e mbledhjes së tatim-taksave të Bashkisë në këto muaj.