KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit
Bashkia e Tiranës kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit

Bashkia e Tiranës kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit

Bashkia e Tiranës dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, për konflikt të pastër interesi lidhur me gjykimin e çështjes së kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit Artificial.

Në njoftimin e bashkisë së Tiranës thuhet se prej kohësh, Bashkia e Tiranës ka denoncuar dhe argumentuar para publikut faktet që sipas saj vërtetojnë lidhjen e ngushtë të këtij gjyqtari me kompaninë “Gener 2” dhe se, pikërisht për këtë arsye, gjyqi në fjalë, sipas bashkisë, është i montuar.

Një njoftim thuhet se këto prova janë më se të mjaftueshme që, së pari, gjyqtari në fjalë të përjashtohet menjëherë nga trupi gjykues i çështjes, dhe së dyti, Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim të hollësishëm për ndjekje penale ndaj tij.