KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës katërfishon gjobat
Bashkia e Tiranës katërfishon gjobat

Bashkia e Tiranës katërfishon gjobat

Bashkia e Tiranës ka ashpërsuar më tej qëndrimin ndaj ndotësve të mjedisit, zaptuesve apo shkatërruesve të hapsirave publike. Pas një debati të ashpër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të së enjtes, është vendosur katërfishimi i gjobave. “Aksioni për pastrimin e qytetit do të vazhdojë dhe ndëshkimi për ata që dëmtojnë do të jetë rigoroz” tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Sipas tij në 30 ditët e para të punës së stafit të ri të  Bashkisë së Tiranës ka përmirësime në drejtim të pastërtisë dhe shërbimeve për komunitetin. Gjobat janë ndarë në disa kategori: Dënime për ndërtime në rrugë e trotuare, impiantet e ndriçimit, dëmtimi i rrjetit ajror si dhe dëmtimet në rrjetin ujor dhe atë të kanalizimeve. Sipas vendimit të fundit të Këshillit Bashkiak parashikohet që shkelësit e ligjit të paguajnë jo vetëm për dëmtimet por edhe për riparimin e tyre. Ndërkaq Bashkia po vazhdon intensivisht aksionin për lirimin e hapsirave publike.

Më poshtë shkeljet dhe gjobat që do të vendosen

Kategoria e parë :

-Për dëmtim, çarje dhe ndotje rruge 100 mijë lek, plus dëmin 40.400 lekë për çdo metër katror

-Për dëmtim, çarje, ndotje trotuari 100 mijë lek, plus 31.500 lekë për çdo metër katror trotuar të dëmtuar

-Për dëmtim bordure 100 mijë lek plus 20.500 lekë për çdo metër linear të dëmtuar

-Për dëmtim, bllokim pusete 100 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete të dëmtuar

-Për vjedhje të zgarës 110 mijë lek për çdo copë zgare të vjedhur

-Për vjedhje kapak pusete 100 mijë lek plus 188 mijë lek për çdo kapak pusete të vjedhur

Kategoria e dytë:

-Lidhjet e pamiratuara në rrjetin ajror 200 mijë lek plus 130 mijë lek për lidhje

-Dëmtimi i shtyllave 200 mijë lek plus 520 mijë lek për çdo shtyllë të dëmtur

-Dëmtimi i ndriçuesve të qytetit 200 mijë lek plus 420 mijë lek për çdo ndriçues të dëmtuar

-Përdorimi i shtyllave si suport reklamë 200 mijë lek plus 340 mijë lek copë për çdo reklamë të ngjitur në shtyllë në mënyrë të paligjshme

-Dëmtimi i rrjetit ajror nga punimet pa leje 200 mijë lek plus 520 mijë lek

-Ndërhyrje në kuadrot e komandimit për ndriçimin publik 200 mijë lek plus 420 mijë lek copa për çdo shtyllë ku ke dëmtuar kuadrin e komandimit

Kategoria e tretë e gjobave për ujin:

-Lidhjet e pamiratuara në tubacionet e ujit 200 mijë lek plus 230 mijë lek për çdo metër linear ndërhyrje

-Dëmtimi i pusetave të kanalizimit 200 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete që ke dëmtuar

Dëmtimi i hapësirave të gjelbra :

Gjoba për të gjitha kategoritë e dëmeve 200 mijë lek, por për çdo metër katror që ke dëmtuar aplikohen këto tarifa:

-Rehabilitimi i 1 metër katror sipërfaqe bari tapet e dëmtuar 10 mijë lek për çdo metër katror që i ke dëmtuar barit të qytetit

-Rehabilitimi për 1 metër katror sipërfaqe lule sezonale 63 mijë lek për çdo metër katror që i ke vandalizuar

-Përveç gjobës 200 mijë lek rehabilitimi për një copë shkurre dekorative është në moshën 5-vjeç e poshtë 39 mijë lek për çdo shkurre dekorative që qytetarët kanë paguar me taksat e tyre dhe që dikush nga ata që ju mbroni e ka vandalizuar

-Rehabilitimin e një copë shkurre dekorative nga 5-10 vjeç, pra kur investimi ka qenë më i madh 58 mijë lek copa mbi 200 mijë lekëshin e gjobës.

-Rehabilitimi i një cope shkurre dekorative mbi moshën 10 vjeç 78 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekëshin e gjobës

-Rehabilitimi i çdo peme që këputet apo drurit që dëmtohet 200 mijë lek dhe për çdo dru dhe pemë deri në moshën 5 vjeçare, 189 mijë lek copa

-Rehabilitimi i çdo druri dekorativ nga 5-10 vjeçare 283 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekë gjobën

-Për vendosjen e posterave pa leje 200 mijë lek

– Për çdo copë posteri në pemë 5000 lek

-Për çdo dëmtim të fasadës 200 mijë lekë gjoba, paguhet edhe 32 mijë lekë për metër katror që i ke dëmtuar fasadës së qytetit.

– Për vendosje tabelash, pankarta pa leje 200 mijë lekë gjoba dhe 43 mijë lekë për metër katror që ke dëmtuar e meqë e përmendët.

– Për të gjithë ata që urinojnë, pështyjnë, hedhin mbeturina mbi tokën e shenjtë të qytetit të Tiranës 200 mijë lekë gjoba e unifikuar