KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës mbështet financiarisht gratë sipërmarrëse

Bashkia e Tiranës mbështet financiarisht gratë sipërmarrëse

Çdo grua në kryeqytet që dëshiron të krjoje apo të zgjeroje sipërmarrjen e saj mund të përfitoje mbështetje financiare nga Bashkia e Tiranës. Fondi i përgjithshëm i projektit për nxitjen e grave sipërmarrëse, i cili zbatohet për herë të parë në Bashkinë e Tiranës është 6 milion lekë . Në një intervistë për TVSH-në, Drejtori i nxitjes së punësimit në Bashki, Fatjon Dhuli, fton të interesuarat të aplikojnë.

Për aplikuar mjafton të keni një plan biznesi të qartë e të detajuar. Ndërkohë që disa kategori do të kenë prioritet.

Informacione të hollësishme rreth projektit gjenden edhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës në internet. Në muajin shtator pritet të nis një tjetër projekt i ngjashëm, që do mbështes financiarisht idetë e të rinjve.