KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës me buxhet 120 milionë dollarë
Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranës me buxhet 120 milionë dollarë

(E përditësuar) Pas 12 orë diskutimesh dhe debatesh Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash buxhetin e vitit 2016 shoqëruar me paketën fiskale. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh. Sipas zotit Veliaj, buxhti i vitit të ardhshëm synon veçanërisht rritjen e investimeve të cilat rriten me tre herë. Por ndërsa për këshilltarët e majtë buxheti u përkufizua ambicioz, për këshilltarët e djathtë nuk ishte i tillë. Madje ka patur shkëmbim replikash dhe tension lidhur me taksat vendosre. Zoti Veliaj tha se 9 taksat vendore, nuk i përkasin vetëm Tiranës, por edhe të 61 bashkive të Shqipërisë, pasi ato janë vendosur nga Parlamenti. Viti 2016, sipas Veliajt, e gjen biznesin e vogël me taksë zero. Ndërsa taksa e gjelbërimit tashmë është shndërruar në taksë e infrastrukturës shkollore. “Kjo është taksa për gjeneratën e re që do të ndihmojë në heqjen përfundimtare të shkollave me dy turne” tha zoti Veliaj. Në mbledhjen e fundit të vitit të Këshillit Bashkiak u diskutua edhe çmimi i biletës se autobuzëve urbanë në Tiranës, pas kërkesave të vazhdushme të shoqatës së transportit për rritjen e saj nga 30 në 70 lekë. Pas debatesh të shumta, me shumicë vote u vendos indeksimi i biletës, për vitin e ardhshëm, e përkthyer në terma financiarë do të thotë një çmim rreth 40 lekë për biletë.