KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës nderon Misionin e Nënë Terezës

Bashkia e Tiranës nderon Misionin e Nënë Terezës

Dy ditë përpara shenjtërimit të nënë Terezës, Bashkia e Tiranës i jep titullin simbol i qytetit misionit të Nënë Terezës në shqipëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e motrave “Nënë Tereza”, ku edhe u dorëzoi titullin, të cilin e vlerësoi si shenjë mirënjohjeje ndaj humanistes së njohur.

Simboli i qytetit me imazhin e Nënë Terezës jepet për herë të parë, ndërsa do të jetë edhe në vazhdim simbol i shprehjes së mirënjohjes ndaj atyre që kryejnë vepra solidariteti në qytet.

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, me 7 shtator do të shfaqet në instalacionin reja filmi dokumentar kushtuar Nënë Terezës.