KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës nis prishjen e ndërtimeve pa leje në brendësi të blloqeve të banimit
Ndërtimet pa leje, ndalohen policë dhe inspektorë

Bashkia e Tiranës nis prishjen e ndërtimeve pa leje në brendësi të blloqeve të banimit

Bashkia e Tiranës ka nisur operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përpara pallateve dhe atyre që kanë bllokuar kanalizimet. ”Po prishim ndërtimet që zaptojnë sheshet përpara pallateve dhe kanalizimet! Mos ndërtoni pa kriter, dëmton Tiranën. ‪#‎TiranaNePune” shkruan zoti Veliaj në rrjetin social Fejsbuk. Në fakt lajmërimet për një operacion të tillë janë bërë që në fushatën për zgjedhjet lokale të qershorit. Ato u përsëritën një javë më parë kur Tirana njohur vështirësi nga përmbytjet pas rreshjeve intensive të disa orëve. Zoti Veliaj bëri të ditur me këtë rast se bashkia do të ndërhynte për të shkatërruar të gjitha ndërtimet mbi kolektorë apo puseta. Aksionet e fundit të Bashkisë së Tiranës, pasojnë ato të nisura nga qeveria e kryeministrit Rama dy vjet më parë në të gjithë vendin.