KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e Shkollës së Baletit
Bashkia nis rikonstruktimin e Shkolles së Baletit

Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e Shkollës së Baletit

Pas Liceut Artistik, një tjetër shkollë arti në kryeqytet po sillet në standarde bashkohore. Bëhet fjalë për Shkollën e Baletit, ku studiojnë 226 nxënës të moshes nga 10-18 vjeç, të cilët janë zhvendosur momentalisht për të vijuar mësimin në ambjentet e shkollës Migjeni. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër punimet që kanë nisur tashmë. Ai lajmëroi edhe prishjen e ndërtimeve pa leje përreth kësaj shkolle, në një kohë kur zaptimi i oborreve të shkollave të Tiranës është një fakt i kryer. Godina e shkollës së baletit është rikonstruktuar disa herë në mënyrë pjesore, por ndërhyrja e fundit daton në vitin 2006.